Vendimi i parë i Atiqit si kryetar i Mitrovicës së Veriut: Emëron një nënkryetare
Eden Atiq, kandidat i VV-së, është betuar në seancën solemne dhe nga sot ai është kryetar i Mitrovicës së Veriut. E gjitha ka ndodhur në një seancë të shkurtër solemne që u filloi pak pas orës 11:00. Betimi i tij që ishte shumë i shkurtër, u përcoll me duartrokitje nga të pranishmit, ndërsa betimi u bë në gjuhën serbe.
Që në adresimin e parë si kryetar i Mitrovicës së Veriut, Atiq ka njoftuar vendimin e parë.
Ai ishte një emërim. Atiq e emëroi Katarina Haxhaqiq si nënkryetare të komunës.
“Unë në cilësinë e kryetarit të komunës, e emëroj zonjën Kataraina Hanxhaqiq, nënkryetare të komunës” – ishte njoftimi i tij i shkurtër, i cili u duatrokit nga asamblistët e pranishëm dhe mysafirët e tjerë.