Betohet Alban Krasniqi, burri i ministres Haxhiu bëhet përfaqësues i VV-së në KQZ - NACIONALE

Betohet Alban Krasniqi, burri i ministres Haxhiu bëhet përfaqësues i VV-së në KQZ

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Alban Krasniqi, burri i ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiut, ka marrë një funksion të ri në shtetin e Kosovës. Nga sot, ai është përfaqësues i VV-së në Komisionin Qendror Zgjedhor, pasi ai është betuar para presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani.

“Presidentja e Republikës së Kosovës Vjosa Osmani, në pajtim me kompetencat kushtetuese dhe ligjore, ka emëruar sot anëtarin e ri të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, z. Alban Krasniqi. Z. Krasniqi është emëruar konform propozimit të grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje dhe sipas legjislacionit në fuqi, do të shërbejë për kohëzgjatjen e mandatit të mbetur. Në ceremoninë e betimit para Presidentes, anëtari i ri i KQZ-së deklaroi se do t`i kryej detyrat e tij në mënyrë të ndershme, besnike, të paanshme, profesionale dhe të ndërgjegjshme." - theksohet në njoftimin e Presidencës.

Ndryshe, kohë më parë z. Krasniqi ishte emëruar këshilltar i ministrit Elbert Krasniqi.

Lajme të ngjashme