Betimi i kryetarit të Mitrovicës së Veriut, KFOR-i: Vazhdojmë të monitorojmë situatën - NACIONALE

Betimi i kryetarit të Mitrovicës së Veriut, KFOR-i: Vazhdojmë të monitorojmë situatën

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Sot pritet të mbahet seanca solemne e betimit të kryetarit të zgjedhur të Mitrovicës së Veriut, Erden Atiq, i cili vjen nga Lëvizja Vetëvendosje. Për këtë çështje, kanë folur shumë aktorë, përfshirë Ambasadat e Quintit (ShBA, Britania e Madhe, Gjermania, Franca e Italia).

Por në lidhje me këtë temë, është dekluaruar edhe KFOR-it.

Në një përgjigje, KFOR-i ka deklaruar se po vazhdon të monitorojë situatën.

“Me rastin e betimit të kryetarit të Mitrovicës dhe situatës në përgjithësi sigurinë do ta bëjë Policia e Kosovës. KFOR-i vazhdon të monitorojë situatën dhe të mbajë një nivel të lartë të gatishmërisë së njësive të tij për të përballuar çdo skenar të mundshëm, duke pritur që institucionet në Kosovë ta trajtojnë situatën në mënyrë efikase.” – theksohet në një përgjigje të KFOR-it për RTV 21.

Lajme të ngjashme