Beteja e Pecit me AAK-në: Haradinaj konfirmon shkëputjen e kontratës së qirasë në objektin e selisë së partisë - NACIONALE

Beteja e Pecit me AAK-në: Haradinaj konfirmon shkëputjen e kontratës së qirasë në objektin e selisë së partisë

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Pas kërkesës nga Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, për shkëputje të kontratës së qirasë në objektin ku ndodhen zyret a Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, edhe kreu i kësaj partie Ramush Haradinaj konfirmoi për shkëputjen konsekuente të kësaj.

“Pas kërkesës së palës kontraktuese për shkëputjen e njëanshme të kontratës për shfrytëzimin me qera të hapësirave prej 569 m2, me çmim mujor prej 4552 eurosh në muaj nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, njoftoj opinionin publik se edhe ne si palë kontraktuese konfirmojmë shkëputjen e kontratës nga cilësia e qiramarrësit në afatin e paraparë ligjor”, ka njoftuar Haradinaj.

Peci këtë të hëne ka urdhëruar Sekretarin e Ministrisë së Bujqësisë për ndërprepjen përfundimtare të qirasë, për çka urdhëroi AAK-në të lëshojnë objektin më së largu deri më 20 shtator 2024.

“Kërkesa për shkëputjen e kontratës bazë bëhet në përputhje me nenin 7 të Kontratës bazë, citohet: “Pala e cila dëshiron shkëputjen kontratës është obliguar që në afat prej 180 ditësh, paraprakisht të paraqes kërkesën në formë të shkruar për shkëputjen e kësaj kontrate. Andaj, Qiradhënësi përkatësisht Ministria përgjegjëse për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural kërkon nga Qiramarrësi: Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës që objektin ta lirojë në afat prej 180 ditësh nga dita e njoftimit të kësaj shkrese, përkatësisht nga 19 Marsi 2024 deri më datën 20 Shtator 2024. Lirimi i objektit kërkohet për shkak se Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural këtë objekt do ta shfrytëzojë për nevoja të saja publike në përputhje me fushëveprimtarinë e saj që e ushtron sipas legjislacionit në fuqi”, thuhet në një pjesë të kërkesës për shkëputje të kontratës, siç e citoi Demokracia.com.

Ndaj kësaj për Nacionalen, kanë reaguar nga AAK.

Nga partia e Haradinajt, janë të bindur se shkëputja e njëanshme e kontrats nga Ministria e Bujqësisë është shfrytëzim i pushtetit nga ana e Ministrit Peci për të goditur AAK-në, kur po hyjmë në vit zgjedhor.

Madje sipas tyre, objekti AAK-së po i merret kundërligjshëm. Saktësisht kundër nenit 6 të kontratës, ku flitet për ndërprerje të njanshme të kontratës.

Pëgjigjja e plotë e AAK-së:

Kerkesa e Pecit bie ndesh me nenin 6 të kontratës për arsye se asnjë nga kushtet e cekura në kontratë për nderprerje të kontratës nuk është permbushur për nderprerje të njëanshme.

Konsiderojme që Peci po përdor autoritetin e tij si ministër për ta goditur politikisht Aleancën, pikërisht kur po hyjmë në vit zgjedhor. Ne duke ndjekur të drejtën tonë sot e kemi pranuar kërkesën nga Ministria e Bujqësisë për ndërprerje të njëanshme të kontratës së lidhur më datë 20.11.2023 për periudhë 3-vjeçare për shfrytëzim të objektit.

Jemi në shqyrtim të kësaj kërkese dhe shumë shpejt do të ju njoftojmë për veprimet e radhës. Sot e kemi pranuar një kërkesë nga Ministria e Bujqësisë për shkëputjen e njëanshme të kontratës së qirasë e cila është nënshkruar më datë 20.11.2023, sipas kushteve të parashtruara nga vetë Ministria.

Jemi në shqyrtim të aspektit juridik të kësaj kërkese dhe shumë shpejt do të ju njoftojmë për veprimet e radhës.

Neni 6 i kësaj kontrate:

Lajme të ngjashme