“Besnikërisht” për themelim të Zajednicës: Qe pse letra që Albini ‘për dore’ me Vjosën e Glaukun ia dërgoi Dorës dhemb, dhemb shumë - NACIONALE

“Besnikërisht” për themelim të Zajednicës: Qe pse letra që Albini ‘për dore’ me Vjosën e Glaukun ia dërgoi Dorës dhemb, dhemb shumë

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Albin Kurti ‘dorë për dore’ me Vjosa Osmanin e me Glauk Konjufcën janë zotuar se besnikërisht do ta themelojnë Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe. Pra, Zajednicën.

Kolegu ynë Muhamet Koci ka arritur ta sigurojë letrën në të cilën tre liderët tanë shtetërorë – që i morën votat duke kundërshtuar Asociacionin – thonë se do të respektohet lista e zotimeve që tregohet në shtojcën që ia kanë bashkëngjitur letrës. Në atë shtojcë ndodhet edhe themelimi i Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.

“Në këtë kontekst, duke marrë parasysh dhe mbi bazën e së drejtës kushtetuese, duam të shfrytëzojmë mundësinë që t’ju informojmë se me besnikëri do ta respektojmë listën e zotimeve që tregohet në Shtojcën 1 të datës 21 mars 2024 për bërjen e Kosovës shtet anëtar të Këshillit të Evropës.” – thuhet në letër.

Kjo letër shkaktoi shumë reagime në opinionin publik.

Nacionale solli në vëmendje edhe se njeriu kryesor në ekipin e Albin Kurtit, Besnik Bislimi, kishte premtuar dorëheqje nëse qoftë edhe diskutohej për punën e Asociacionit.

Një reagim në mbrojtje të Qeverisë e bëri edhe shefja e Grupit Parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari – Lila.

Video e plotë:

Lajme të ngjashme