Besnik Bislimi: Plani franko-gjerman mbështet 'de jure' qëndrimin e Serbisë për njohjen reciproke
Zëvendës-kryeministri i Qeverisë Kurti, Besnik Bislimi, e ka dhënë një intervistë për Euronews Serbia së fundi e në të cilën ka folur për zhvillimet e fundit në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.
Bislimi – që është edhe kryenegociator i Kosovës – u shpreh se takimi mes Kurtit dhe Bislimit nuk kishte ndodhur ende përkundër që ishte premtuar në fund të muajit nëntor (në kohën kur u arrit marrëveshja për targat ilegale).
Ai foli edhe për planin franko-gjerman, e për të cilin tha se ai “de jure” mbështeste qëndrimin e Serbisë se njohja reciproke nuk duhej të ndodhte në këtë moment. Në lidhje me këtë çështje ka folur edhe presidenti serb Aleksandër Vuçiq, por i cili tha se Bislimi “ose nuk e ka kuptuar ose nuk e ka lexuar dokumentin”.
Bilsimi në këtë intervistë foli edhe për çështje të tjera, përfshirë incidentin e 6 janarit në Shtërpcë ku mbetën të plagosur dy të rinj serbë nga një ushtar i FSK-së.
“...pritjet për Kosovën janë aq të larta sa edhe një incident i tillë merr vëmendje të madhe – kur dikush përballet me një situatë ku i bllokohte rruga dhe qëllon në asfalt – e ku të gjithë e denoncuan, dhe ne jemi të lumtur që personi u arrestua dhe se sistemi ynë legal do të marrë verdiktin,” – u shpreh ai.
