Kurti: Serbia e ka refuzuar planin franko-gjerman - NACIONALE

Kurti: Serbia e ka refuzuar planin franko-gjerman

2 muaj më parë

nga NACIONALE

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka folur edhe sot për planin franko-gjerman duke përsëritur qëndrimin e tij të mohuar nga BE-ja se Serbia e kishte refuzuar atë.

Kurti u shpreh sërish se planin e shohin me bazë të mirë por që Serbia e kishte refuzuar atë.

“Planin Evropian të mbështetur prej Francës e Gjermanisë ne e kemi parë si bazë të mirë për bisedime, ndërsa Serbia e ka refuzuar atë në mbledhjen e Këshillit Nacional të Sigurisë në Beograd të mbajtur më 27 tetor 2022, me vendim unanim,” – tha z. Kurti në pyetjen e tij.

Por, Bashkimi Evropian kishte përgënjeshtruar Kurtin për këtë qëndrim në një përgjigje për gazetën Nacionale.

“Ne nuk jemi në dijeni që zoti Kurti është zëdhënës i Qeverisë së Serbisë prandaj për pozicionin e Serbisë do të ishte e duhur të kërkojmë përgjigje nga autoritetet serbe,” - thuhej në përgjigjen e tyre.

Lajme të ngjashme