Besnik Berisha e akuzon prokurorin Maloku për ngacmim sekual: Përveç kriminel, është edhe pa moral - NACIONALE

Besnik Berisha e akuzon prokurorin Maloku për ngacmim sekual: Përveç kriminel, është edhe pa moral

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Besnik Berisha, avokat i njohur, sërish është marrë me prokurorin Rasim Maloku, figurën e të cilit ka një kohë që po e komenton në publik. Berisha sërisht ka pasur epitete të rëndë ndaj prokurorit Maloku, duke e quajtur kriminel, shantazhues dhe i shantazhuar. Por avokati Berisha në postimin e tij ka bërë edhe një akuzë të re në adresë të Malokut.

Berisha ka pretenduar se Maloku ka ngacmuar seksualisht koleget e tij gjatë seminarëve. Madje, ai ka shkruar se njëra nga koleget e ka denoncuar atë, por që është ndalur nga shefi i tyre për të mos “u bë përallë”.

Sipas avokatit Berisha, Maloku është edhe “pa moral”, duke e përmendur sërisht shantazhimin me video të prostitutave (sic!).

“Edhe nje fakt per Rasimin;

Ai pervecse eshte kriminel, shatazhues dhe i shantazhuar, ai kishte edhe nje dhunti tjeter :

Gjate seminareve kish deshire me iu shku kolegeve ne dhome te hotelit e me iu ofru "shoqerim".

Kete ma konfirmuan koleget e tij deshmitar ne nje rast kur nje prokurore e ka denoncuar per ngacmim seksual , por per te mos u be perralle, shefi i tyre e paska ndale.

Pra Rasimi eshte edhe pa moral, ndaj edhe me video prostitutkash e shantazhojne.

Prokurori duhet te kete vlera te larta morale, ky s'i ka, prandaj e neshtrojne dhe shantazhojne!” – shkroi Berisha.

Gazeta Nacionale nuk ka arritur ende të vërtetojë këto pretendime të avokatit Berisha. Po ashtu, Nacionale është duke tentuar të vë komunikim me prokurorin Maloku, të cilin Nacionale e ka kontaktuar edhe pas publikimit të videove të Berishës në intervistën me gazetarin Berat Buzhala.

Akuzat e tjera

Ditë më parë në Nacionale, Besnik Berisha foli rreth arrestimit të tij disa ditë më parë. Në intervistën për gazetarin Berat Buzhala, z. Berisha kishte shumë akuza ndaj prokurorit Rasim Malokut, por edhe ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiut.

Në një intervistë te “Ditari i Buzhalës”, Berisha rrëfeu rastin e tij ligjor, duke akuzuar prokurorët për marrjen e udhëzimeve nga ministrat e pushtetit. Në intervistën me gazetarin Berat Buzhala, Berisha theksoi se arrestimi i tij ka ardhur nga “një këlysh i pushtetit i veshur në petkun e prokurorit”. Berisha ka përmendur një duzinë fjalësh të rënda më anë të të cilave ai tha se iu drejtuar prokurorit të rastit.

Më tëj ai tha se autorizimi u mor në natën kur ai ishte në emisionin “Rubikon” ku po diskutoheshin “aferat e pushtetit”.

“Nëse një klysh i pushtetit i veshur me petkun e pushtetit, merr udhëzime nga një minister e padijshme, e pa edukuar e dështuar në profesionin e vet, patjeter se arrestohen edhe avokatët. Unë jam arrestu nga një klysh i pushtetit. Për ata që na dëgjojnë e mos me u çuditë ju tregoj kush është Ai është Rasim Maloku. Po ju tregoj se në një seancë e cila ka zgjatë nga ora 19:30 deri në orën 4 pas mesnate, Malokun e kam quajtur ahmak, e që je idiot e i padijshëm, e që ke marrë urdhëra prej pushtetit.” – theksonte ai dje ndër të tjera.

Ndryshe, Nasuf Hasani, avokat, dy ditë më parë, përmes një postimi në Facebook, se është angazhuar nga Albulena Haxhiu, për të paditur Besnik Berishën për shkak të deklaratave të tij në Nacionale.

“Ju njoftoj se jam autorizuar nga Ministrja e Drejtësisë, znj. Albulena Haxhiu që ta përfaqësojë në Gjykatën Themelore të Prishtinës sa i përket paraqitjes së padisë për kompensim dëmi kundër Besnik Berisha, e cila bazë kontesti ka shpifjen dhe fyerjen.” – shkroi Hasani.

Tutje, avokati ka treguar se padia do të ushtrohet nëse Berisha nuk i tërheq deklaratat dhe nëse nuk kërkon falje.

“Nga sa u njoftuam përmes mediave, z. Berisha paska thirrur nesër një Konferencë, ku e shfrytëzoj rastin ta ftoj të njëjtin që t’i prezantojë provat që dëshmojnë deklaratën e tij të mbrëmshme se Ministrja Haxhiu e paska urdhëruar Prokurorin Rasim Maloku që ta arrestojë të njëjtin.

Në të kundertën, nëse i njëjti nuk e tërheq atë deklaratë nesër dhe nëse nuk kërkon falje, le të përgatitet për betejë ligjore.” – shkroi tutje ai.

Lajme të ngjashme