Berisha viziton familjen e ikonës së folklorit shqiptar: Së bashku Kosovën mund ta bëjmë një shtet më të mirë
Kandidatja për deputete e PDK-së, Aurora Berisha, ka vizituar familjen e ikonës së muzikës folklorike, Ibish Broja.
Ajo ka vlerësuar se këngët e tij kanë frymëzuar zemrat e shqiptarëve me dekada.
Në profilin e saj në “Facebook”, Berisha ka shkruar që se bashku Kosova mund të bëhet shtet më i mirë.
“Sot vizitova familjen e ikonës së muzikës folklorike, Ibish Broja – një emër që ka frymëzuar zemrat e shqiptarëve për dekada. Ishte emocionuese të dëgjoja historitë e tij dhe trashëgiminë që vazhdon të jetojë në çdo këngë dhe kujtim familjar. Ibish Broja na ka mësuar se me shpirt të madh dhe dashuri për vendin, gjithçka është e mundur. Kosova ka kaq shumë histori krenarie dhe potencial për t’u rritur edhe më shumë. Së bashku, vendlindjen tonë mund ta bëjmë një shtet më të mirë për çdo familje dhe çdo brez që vjen. Faleminderit për mikpritjen dhe mbështetjen e jashtëzakonshme!”, ka shkruar Berisha.
(Hapësirë speciale e sponzorizuar)