Berisha uron Kryetarin e ri të Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha - NACIONALE

Berisha uron Kryetarin e ri të Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha

11 muaj më parë

nga NACIONALE

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka uruar Kryetarin e ri të Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha.

“Kosova zgjedh kryetarin e Kuvendit.

Të dashur miq, pas një procedure të zgjatur disa muaj Kosova në përputhje me procedurën zgjodhi kryetarin e Kuvendit të dalë nga zgjedhjet e shkurtit 2025. Me këtë rast në emër të PD i uroj Kryetarit të zgjedhur Z. Dimal Basha suksese në detyrë dhe Kuvendit të Kosovës punë të mbarë.” – shkroi Berisha.

Lajme të ngjashme