Berisha, Kurtit: Ti je ardhë tu e luftu Asociacionin, tash po na kamuflon pak me, jo preambula, jo ligji - NACIONALE

Berisha, Kurtit: Ti je ardhë tu e luftu Asociacionin, tash po na kamuflon pak me, jo preambula, jo ligji

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Deputeti i AAK-së, Bekë Berisha, ka treguar se kur i ka pëlqyer kryeministrit, Albin Kurti gjatë kohës sa ishte në opozitë.

Berisha ka thënë se Kurti i ka pëlqyer gjatë kohës kur Kurti protestonte kundër Asociacionit, por tash sipas Berishës, Kurti do ta bëjë Asociacionin.

Mu kryeministër më ke pëlqy atëherë kur ke demostru kundër Asociaiconit e Zajednicës si kancer... por po shihet se nuk është ajo kangë ma.” – ka thënë ai në Kuvend.

"Ti je ardhë tu e luftu Asociacionin, po tash po na kamuflon pak me jo preambula, jo ligji, jo konventa jo kshtu...” – shtoi Berisha.

Më tej, ai ka dalë kundër Asociacionit duke thënë se është një “bisht” që mund të nxisë luftë në të ardhmën.

Dua me distancu vetën edhe njëherë, nuk mundet me ja lënë fëmijës tem dhe Kosovës edhe një luftë të ardhshme me qit Asociacion. Mos të bëjmë me ia lanë edhe një bisht Kosovës.” – ka thënë ai.

Lajme të ngjashme