Berisha: Telefonata e Kusari-Lilës me Radoçiqin e vërteton se VV-ja ka ardhur në pushtet me para serbe - NACIONALE

Berisha: Telefonata e Kusari-Lilës me Radoçiqin e vërteton se VV-ja ka ardhur në pushtet me para serbe

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Anëtari i Kryesisë së Nismës, Zafir Berisha, ka komentuar auto-incizimin e shefes së Grupit Parlament të VV-së, Mimoza Kusri-Lila, me kriminelin Milan Radoiçiq.

Pas publikimit të materialit nga gazeta Nacionale, ai ka adresuar kritika të ashpra ndaj partisë së Albin Kurtit.

Sipas tij, kjo dëshmon se VV-ja ka ardhur në pushtet me para serbe.

“Kordinimi me Radojçiqin i regjimit aktual përmesë Mimozës, vetëm sa vërteton atë që e themi për vite me radhë. LVV ka ardhur në pushtet me ndihmën financiare serbe dhe propagandën e “Tanjugut” të Beogradit dhe “Sputnikut” të Moskës që është përkëthy nga sekti në pushtet dhe që i është serviruar analfabetëve dhe trushpërlarëve në Kosovë për ta bër “ndryshimin e madhë” i cili po i kushton shumë vendit tonë. Përgjimi i fundit i bër publik tregon edhe një herë se regjimi i Albinit është në bashkëpunim me strukturat paramilitare dhe kriminale të Serbisë! A u ngitë Albin e VV, a ende jo?!”, ka shkruar Berisha.

Lajme të ngjashme