Berisha takon banorët e Kleçkës: Me Bedri Hamzën kryeministër do të jetë më mirë për të gjithë
Kandidatja për deputet e PDK-së, Aurora Berisha, po i vazhdon takimet me elektoratin në terë Kosovën.
Takimin e radhës ajo e ka mbajtur në fshatin Kleçkë të Malishevës.
Në profilin e saj në “Facebook”, Berisha ka shkruar se me Bedri Hamzën kryeministër do të bëhet më mirë për të gjithë qytetarët e Kosovës.
“Me Bedri Hamzën Kryeministër, #MaMirë do të jetë edhe për Kleçkën, sikur për secilin fshat e qytet të vendit tonë. #MaMirë do të jetë për qytetarët dhe të ardhmen tonë! #PDK131”, ka shkruar Berisha.