Berisha: Takimi i Kurtit me pro-rusin në Shkup dhe i Hamzës në ShBA tregon rreshtimet e partive politike - NACIONALE

Berisha: Takimi i Kurtit me pro-rusin në Shkup dhe i Hamzës në ShBA tregon rreshtimet e partive politike

1 vit më parë

nga NACIONALE

Anëtari i Kryesisë së Nismës, Zafir Berisha, ka kritikuar Qeverinë e Kosovës në raport me ndërkombëtarët.

Ai ka komentuar takimin e kryeministrit Albin Kurti me homologun e tij maqedonas në Shkup dhe takimin e kandidatit të PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, në Shtëpinë e Bardhë.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se këto takime flasin shumë për rreshtimin e partive politike në Kosovë.

“Deklarata e Mattheë Miller, zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, ishte mesazh i qartë për ata që kanë vesh, se ku ka degradu raporti i regjimit aktual në Kosovë në raport me SHBA. Takimi i Albinit me një kryeministër pro-rusë në Shkup dhe takimi në anën tjetër të një opozitari në Shtëpim e Bardhë, tregojn rreshtimet që kanë partit politike në Kosovë sa i përketën synimeve diametralishtë të kundërta që kemi në Kosovë”, ka shkruar Berisha.

Lajme të ngjashme