Berisha paralajmëron protestë masive: Tirana e tërë do të derdhet në rrugë
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka folur rreth protestës që do të mbahet më 11 shkurt në Tiranë.
Kreu opozitarë ka paralajmëruar se kjo protestë do të jetë më masive që është parë ndonjëherë në Shqipëri.
“Me ndjesitë dhe perceptimet që kam, informacionet që marr, Shqipëria do marshojë drejt Tiranës, Tirana e tërë do të derdhet në rrugë. Nuk ka gjë më të vështirë se të përcaktosh numrin, por do të jetë një det njerëzish që se ka parë kurrë ndonjëherë, pasi problematika për të cilën është thirrur kjo protestë çdo shqiptar,” – u shpreh Berisha në Euro News Albania.
Berisha ka thirrur protestën e 4 kombëtare që pasi u rikthye në drejtimin e partisë Demokratike. Vendimi u mor mbrëmjen e së martës pas mbledhjes së kryesisë së Partisë Demokratike.
Thirrja e protestës paralajmërua nga Berisha pak ditë më parë dhe ndërmerret si reagim ndaj çështjes së ish-agjentit të FBI, Charls Mcgonigal, ku në dosjen hetimore përmendet edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.
