Berisha: Osmani dhe Kurti e izoluan Kosovën, Asociacioni do të jetë kusht për KiE - NACIONALE

Berisha: Osmani dhe Kurti e izoluan Kosovën, Asociacioni do të jetë kusht për KiE

1 javë më parë

nga NACIONALE

Ish-zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Anton Berisha, ka kritikuar presidenten Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti për mosdije.

Ai ka vlerësuar se më qasjen e tyre populiste Osmani dhe Kurti e kanë izoluar Kosovën.

Në profilin e tij në “Facebook”, Berisha ka shkruar se ata për çmime te vogla kanë bërë kompromise të mëdha në dem të Kosovës.

Në vend që presidentja Osmani dhe kryeministri Kurti te zhvillonin politike racionale ne kete kontekst te nderlikuar gjeopolitike, ata me politiken e tyre populiste me te vetmin qellim marrjen e votave, e kane izoluar Kosoven dhe ne te njejten kohe jane deryruar qe per çmim te vogel te bejne koncesione te mëdha”, ka shkruar ai.

Sipas tij, Osmani dhe Kurti kanë bërë që sot Kosova ta ketë kusht Asociacionin për anëtarësim në Këshill të Evropës.

Keshtu, ne vend qe tema e Asociacionit te shfrytezohej ne kontekstin e anetaresimit ne NATO dhe aplikimit per ne BE, ajo tash fale kesaj politike infantile te targave, dinarit e problemeve te tjera krejt artificiale te krijuara nga qeveria e Kosoves ne veri, e kane sjellur punen qe Asociacioni do te jete kusht per anetaresim ne Keshillin e Europes, anetaresim i cili eshte dashur te ndodhe ne rruge normale dhe te pakushtëzuar”, ka shkruar Berisha.

Lajme të ngjashme