Berisha merr përkrahje të madhe nga gratë: Programi i PDK-së parasheh mbështetje për realizimin e potencialit të tyre
Kandidatja e PDK-së për deputete, Aurora Berisha, ka takuar sot gratë e fshatit Komoran të Komunës së Drenasit, ku ka prezantuar vizionin e PDK-së për fuqizimin e gruas në shoqëri.
Me këtë rast, ajo ka bërë me dije se në programin e PDK-së barazia dhe zhvillimi ecin krah për krah.
Në profilin e saj në “Facebook”, Berisha ka shkruar se në qeverinë e udhëhequr nga Bedri Hamza vajzat dhe gratë do të kenë mbështetje të plotë për të realizuar potencialin e tyre.
“Jam jashtëzakonisht e lumtur që sot pata mundësinë të ndaj me gratë e mrekullueshme të fshatit Komoran vizionin e PDK-së për fuqizimin e rolit të gruas në shoqërinë tonë. Besojmë me gjithë zemër se barazia dhe zhvillimi ecin krah për krah. Në qeverinë tonë të ardhshme, të udhëhequr nga Bedri Hamza, vajzat dhe gratë do të kenë mbështetje të plotë për të realizuar potencialin e tyre. Programi ynë synon përmirësimin e kushteve të nënave në tregun e punës dhe mbështetje të denjë gjatë periudhës së lindjes. Gruaja ka qenë, është dhe do të mbetet shtylla kryesore e shoqërisë sonë”, ka shkruar Berisha.
(Pjesë speciale e marketingut)