Berisha: Mbështetja për PDK-në dhe Bedri Hamzën nuk ka të ndalur
Kandidatja e PDK-së për deputete, Aurora Berisha, ka marrë përkrahje edhe nga banorët e disa fshatrave të Drenasit.
Ajo ka bërë me dije se në çdo takim po konfirmohet mbështetja për PDK-në dhe Bedri Hamzën.
Në profilin e saj në “Facebook”, ajo ka shkruar se mbështetja rreth projektit për ta bërë Kosovën më të mirë nuk ka të ndalur.
“Edhe banorët Dobroshecit e Çikatovës së Vjetër janë mobilizuar për fitoren e PDK-së më 9 shkurt. Në çdo takim po konfirmohet rreshtimi i qytetarëve përkrah kryeministrit të ardhshëm, Bedri Hamza. Mbështetja rreth projektit për ta bërë Kosovën më të mirë nuk ka të ndalur”, ka shkruar Berisha.
(Pjesë speciale e marketingut)