Berisha i AAK-së: Sapo u bënë 106 orë që Policia në Jarinjë dhe Jashanicë punojnë pa ndërrim
Deputeti i AAK-së, Bekë Berisha ka thënë se tani janë bërë 106 orë që Policia e Kosovës në Jarinjë dhe Jashanicë punojë me orarë të gjatë dhe pa ndrrim.
Me anë të një postimi në Facebook, ai ka thënë se janë duke e përcjellur me shqetësim zhvillimet në veri të vendit.
“Tani, sapo u bënë 106 orë që Policia e Kosovës në Jarinë dhe Jashanicë po qëndrojnë pa ndrrim. Duke përcjellur me shqetësim zhvillimet në Veriun e vendit tonë”, ka shkruar Berisha në Facebook.
Gazeta Nacionale ka provuar të kontaktoj Policinë e Kosovës para tre ditëve për të pyetur për të njëjtën situatë, mirëpo të njëjtit kanë kthyer përgjigjie sot.
Në përgjigjien e tyre për Nacionale të dërguar sot në orën 13:40, thuhet se katër zyrtarë policor që ishin në atë zonë, mbrëmë kanë levizur për në stacionin policor në Leposaviq.
“Njësiti policor në përbërje prej katër zyrtarëve policor të cilët ishin me detyrë zyrtare në atë zonë, të njëjtit veçse kanë lëvizur mbrëmë për në stacionin policor Leposaviq, ku edhe qëndrojnë”, thuhet në përgjigjien e tyre.