Berisha godet kryeministrin Rama: Është rreshtuar me Putinin dhe Vuçiqin - NACIONALE

Berisha godet kryeministrin Rama: Është rreshtuar me Putinin dhe Vuçiqin

2 javë më parë

nga Flakon Demaku

Kryeministri Edi Rama është goditur edhe nga kryetari i PD-së, Sali Berisha, i cili pretendon se Rama me fjalët e tij është rreshtuar me Putinin dhe Vuçiqin.

Berisha pretendon se Rama injoron përfshirjen e Moskës apo Beogradit dhe të gjithë fajin për gjendjen aktuale ia hedh serbëve të Kosovës.

Berisha, në një postim në Facebook tha se Aleksandar Vuçiq po angazhohet në akte luftënxitëse dhe se presidenti Vladimir Putin po e mbështet atë.

“Ashtu siç pritej, ne anen e Serbise dhe Vuçiçit u rreshtua menjehere Putini dhe qeveria e tij, i cili ben gjithçka per nxitjen e konfliktit ne rajon.

Por ndaj ketyre kercenimeve luftenxitese te serbomadhit Vuçiç, ne nje akt te turpshem vasaliteti te plote ndaj padronit, heshti per 24 ore si fija e barit, Edi Rama.

Kurse pas 24 oreve, ai doli hapur ne mbrojtje te Putinit te Madh dhe Putinit te Vogel duke e paraqitur ceshtjen jo te nxitur nga Moska dhe Beogradi por refuzim te marreveshjes nga serbet lokal per arsye te tyre.

Keshtu, Rama sot ne konference shtypi deklaroi: ‘’Unë i bëj thirrje autoriteteve në Beograd, Presidentit të Serbisë që të mos ushqejnë më asnjë lloj justifikimi apo alibie për grupe të caktuara në Veriun e Kosovës që për arsyet e tyre i kundërvihen zbatimit të një marrëveshje që jo vetëm duhet zbatuar por është e vlefshme për t’u zbatuar për t’i dhënë më shumë besueshmëri dialogut”.

Me nje deklarate te tille Edi Rama, duke vleresuar se gjendja nuk erdhi pas deklaratave te Kremlinit per destabilizimin e Ballkanit dhe ultimatumeve te padronit te tij Vuçiç per pergjigje vdeksore ndaj Kosoves dhe kercenimit per konflikt ndaj perendimit ne rast se qeveria e Kosoves do te zbatonte marreveshjen per reciprocitet, ai i del haptas ne mbrojtje politikes luftenxitese te Putinit dhe Vuçiçit.

Me kete deklarate ky tradhetar inkurajon konfliktin ne Kosove dhe, njelloj siç justifikon refuzimin nga padroni i tij Vuçiç per zbatimin e sanksioneve te BE ndaj Rusise, ai i thote komunitetit nderkombetar se nuk eshte Putini dhe Vuçiçi qe nxisin konfliktin por jane disa fshatare te pagdhendur serb qe nuk duan Albin Kurtin dhe nuk zbatojne vendimet e qeverise se tij”, shkroi Berisha mes tjerash në Facebook.

Postimi i plotë:

Lajme të ngjashme