Berisha e PDK-së me mbështetje për Petrit Hajdarin: Është njeriu i duhur për Drenasin - NACIONALE

Berisha e PDK-së me mbështetje për Petrit Hajdarin: Është njeriu i duhur për Drenasin

11 muaj më parë

nga NACIONALE

Ish-kandidatja për deputete nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Aurora Berisha, ka shprehur publikisht mbështetjen e saj për kandidatin e kësaj partie për kryetar të Drenasit, Petrit Hajdarin.

Ajo ka vlerësuar lartë angazhimin, ndershmërinë dhe afërsinë e Hajdarit me qytetarët.

Në proflin e saj në Facebook, Berisha ka theksuar se ai është njeriu i duhur për ta çuar komunën përpara.

“Petrit Hajdari është njeriu i duhur për Drenasin. I përkushtuar, i ndershëm dhe i afërt me qytetarin. Ka vizion të qartë dhe energji për ta çuar komunën përpara me projekte konkrete dhe me qeverisje transparente”, ka shkruar ajo.

Sipas saj, Drenasi meriton një kryetar që punon me zemër dhe me vizion të qartë.

Berisha ka shtuar se Hajdari përfaqëson gjeneratën e re të udhëheqjes në PDK, që kombinon përvojën me idetë e reja, duke dëgjuar qytetarët dhe duke punuar për zgjidhje reale që ndikojnë në jetën e tyre të përditshme.

“Ky është modeli i udhëheqjes që na duhet”, ka përfunduar Berisha në reagimin e saj.

Lajme të ngjashme