Bekim Haxhiu për vendimin e Klan Kosovës: Qeveri autokratike që po mundohet ta shuaj zërin e mediave - NACIONALE

Bekim Haxhiu për vendimin e Klan Kosovës: Qeveri autokratike që po mundohet ta shuaj zërin e mediave

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu ka reaguar pas vendimit të pushtetit për mbylljen e mediumit Klan Kosova.

Haxhiu ka thënë se ky vendim i kujton mbylljen e Radio Televizionit Prishtina nga pushteti serb.

Ai tutje ka thënë se kjo qeveri autokratike, po mundohet ta shuaj zërin e mediave, fjalën e lirë, veç pse po raportojnë për skandalet e tij e qeverisë së tij.

Regjimi i Albin Kurtit mbyll mediumin Klan Kosova. Ky vendim na e kujton kohën e mbylljes së RTP-së nga pushteti serb. Kjo qeveri autokratike, po mundohet ta shuaj zërin e mediave, fjalën e lirë, veç pse po raportojnë për skandalet e tij e qeverisë së tij.” – ka shkruar Haxhiu.

Ai tutje ka përmendur skandalet e ambasadorit Martin Berishaj, duke thënë se për këtë raportojnë mediat sllovene çdo ditë, por atyre nuk ua mbyll dot gojën.

Për skandalet e Martin Berishës raportojnë çdo ditë mediat sllovene, atyre nuk ua mbyll dot gojën.” – ka shkruar ndër të tjera Haxhiu.

Klan Kosova duhet të vazhdoj emetimin e programit. Le ti dergon policinë ashtu siç bëri Millosheviqi në vitet e '90-ta. Nuk është më në pyetje vetëm Klan Kosova, por ky është paralajmërim i cenimit të mediave tjera në Kosovë. Nuk mund t'i zhdukni skandalet me mbylljen e mediumeve, sepse në këtë zhvillim teknologjie sot gjithësecili qytetarë është gazetar. Qeveria Zdravo, e vjedhjes edhe në vaj e rezerva shtetërore është në panik të zbulimit të së vertetës prandaj gjahu i Albinit janë mediat që s'po mbrrinë t'i kontrolloj. Të gjithë në mbrojtje të fjalës së lirë, për të cilën u derdh aq shumë gjak.” – ka përfunduar Haxhiu.

Lajme të ngjashme