Behrami: Mbrëmë u bëtë dëshmitarë të një burrështetasi si Thaçi, sot të një populisti si Kurti - NACIONALE

Behrami: Mbrëmë u bëtë dëshmitarë të një burrështetasi si Thaçi, sot të një populisti si Kurti

1 vit më parë

nga NACIONALE

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Artan Behrami ka bërë një krahasim mes Hashim Thaçit e Albin Kurtit.

Pas intervistës së mbrëmshme, ai ka thënë se qytetarët u bën dëshmitarë “të një burrështetasi që di të japë shpresë e të frymëzojë”.

Ndërsa sot, sipas tij u bënë dëshmitarë “të një populisti si Kurti që përhap frikë, zymtësi e stagnim”.

“Mbrëmë u bëtë dëshmitarë që burrështetas si Hashim Thaçi dinë të japin shpresë, dinë të frymëzojnë edhe kur janë fizikisht të burgosur.

Sot u bëtë dëshmitarë që populisti, demagogu Albin Kurti-i burgosur në botëkuptime primitive dhe kamikaze, po përhap frikë, zymtësi dhe stagnim.

Ky është dallimi ndërmjet një burrështetasi dhe një shkatërruesi të institucioneve” – ka shkruar ai.

Lajme të ngjashme