Behgjet Pacolli gjen ‘thembrën e Akilit’ për veriun: Të krijohet Zonë e Lirë Ekonomike
Kryetari i AKR-së dhe ish kryediplomati Behgjet Pacolli ka bërë një postim në Twitter në lidhje me zhvillimet e fundit në veri të Kosovës.
Pacolli ka shprehur qëndrimin se lidhur me situatën në veri nevojitet një zgjidhje ekonomike, e jo politike.
“Zgjidhja për krizën në veri të Kosovës duhet të jetë krijimi i mirëqenies ekonomike për të gjithë. Iniciativa e Sekrtarit Blinken, ambasadës amerikane është adresa e duhur. Krijoni Zonë të Lirë Ekonomike në pjesën kufitare. Aty qëndron thembra e Akilit! Vizioni im fokusohet në zgjidhje ekonomike, jo politike,” – ka shkruar z. Pacolli në profilin e tij në Twitter.
Solution to the crisis in the north of Kosovo should be the creation of economic well-being for all. @SecBliken, @USAmbkos initiative is right address. Create a Free economic cross-border zone. There sits the Achilles heel! My vision focuses on economic, not political solution.
— Behgjet Pacolli (@pacollibehgjet) December 18, 2022
Një strategji të tillë e kishte pasur administrata Trump përmes emisarit të saj special Richard Grenell.
Më herët ishte përmendur Zona Speciale Ekonomike e Shenzhenit në Kinë si një model.