Begaj: Suksesi i Kosovës, është sukses i gjithë shqiptarisë - NACIONALE

Begaj: Suksesi i Kosovës, është sukses i gjithë shqiptarisë

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka thënë se është falenderues për pritjen që iu bë në Kosovë.

Ai pas takimit me kryeministrin Albin Kurti, është shprehur si vijon:

“Faleminderit Kosovës për mikpritjen, sot është dita e rilindjes së Kosovës, e vënies në vend të asaj padrejtësie shekullore që u mundësua me gjakun, sakrificën e heronjve të UÇK-së”.

Tutje, Begaj ka përgëzuar Kosovën për gjithçka që është bërë dhe se suksesi i Kosovës, është i të gjithë shqiptarisë.

“Dua të përgëzoj Kosovën për gjithçka që ka bërë deri tani dhe çdo të bëjë në të ardhmen për të pasur një popull që do të ketë mirëqenie dhe prosperitet, shumë faleminderit për mikpritjen

“Festa është e jona të gjithë bashkë, suksesi i Kosovës është sukses i gjithë shqiptarisë.” – u shpreh ai sipas “Klan Kosova”.

Lajme të ngjashme