Begaj nga foltorja e Kuvendit: Thaçi e të tjerët në Hagë udhëhoqën popullin drejt lirisë, Shqipëria është me UÇK-në - NACIONALE

Begaj nga foltorja e Kuvendit: Thaçi e të tjerët në Hagë udhëhoqën popullin drejt lirisë, Shqipëria është me UÇK-në

4 muaj më parë

nga NACIONALE

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, në seancën solemne për 18 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, ka uruar vendin në këtë ditë të shënuar.

Begaj iu kthye historisë së popullit shqiptar të Kosovës prej rezistencës e deri te shpallja e mëvetësisë shtetëror krah me aleatët perëndimor.

Duke folur për ish-drejtuesit e UÇK-së në Hagë, Begaj tha se ata janë historia e Kosovës “që udhëhoqën popullin drejt lirisë”.

“Ndërsa ata sot përballen me akuza të montuara”, tha Begaj.

“Historia e Republikës së Kosovës nuk mund të kuptohet dhe as të shkruhet pa emrat e Hashim Thaçit., Kadri Veselit, Jakupit e Selimit dhe bahskëluftërarve të tyre. Ata dje e udhëhoqën popullit drej tlirisë, sot ata me akuza të montuara në Gjykata. Na bëjnë të fyer, të paragjhykuar dhe ofenduar. Ata janë memorje shtetërore dhe kombëtare. E vërteta nuk mund të tjetërsohet dhe historia nuk mund të rishkruhe as ndryshohet, sepse Liria ka Emër, meriton respekt e mirënnjohje. Shqipëria është me UÇK-në. Ka qëndruar pranë Kosovën., edhe do të që ndrojë jetë e mot”, tha ai.

Lajme të ngjashme