Befasia në Prishtinë: Në shumë shkolla në qytet, PDK-ja para LDK-së – këto janë rezultatet - NACIONALE

Befasia në Prishtinë: Në shumë shkolla në qytet, PDK-ja para LDK-së – këto janë rezultatet

7 muaj më parë

nga NACIONALE

Rezultatet e befasishme kanë qenë në shumë qendra votimi në Prishtinë.

VV-ja kryeson bindshëm, por çudia qëndron te shumë shkolla në zonat urbane, ku PDK-ja është e dyta, para LDK-së.

Në shkollën Naim Frashëri e Sami Frashëri, kryeson VV-ja, duke lënë pas LDK-në.

Më pas, në pjesën më të madhe të shkollave në qytet, PDK-ja është e dyta.

Kjo duke nisur nga shkolla Faik Konica, Dardania, Shtejfën Gjeqovi, Fakulteti Filologjik, Teknik, shkolla Hasan Prishtina, Ali Sokoli, Ismail Qemajli, shkolla Pavarësia,7 marsi e Mitrush Kuteli.

Në të gjitha këto, PDK-ja qëndron para LDK-së.

Lajme të ngjashme