Kurti me fjalim gjithëpërfshirës dhe të esëllt, mirënjeh Thaçin si "emër të përveçëm" në pavarësimin e vendit - NACIONALE

Kurti me fjalim gjithëpërfshirës dhe të esëllt, mirënjeh Thaçin si "emër të përveçëm" në pavarësimin e vendit

1 vit më parë

nga NACIONALE

Kaherë ka periferizuar dhe heshtur figura thelbësore në pavarësimin e vendit, por Albin Kurti, tash në mandat teknik si kryeministër i vendit, mbajti një fjalim të esëllt e gjithpërfshirës në rastin e shtatëmbëdhjetë vjetorit të pavarësisë së vendit.

Kurti në fjalimimin në prag të Parakalimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës në Prishtinës, mirënjohu me fjalë të elaboruara dhe të thurrura sakt edhe figurën e Hashim Thaçit si emër të përvetshëm në pavarësimin e vendit.

Për më tepër, fjalimi i Kurtit ishte gjithëpërfshirës – ndryshe nga ato të viteve paraprake ku shmangte emra e momente të gdhendura historike.

Mirënjohu 109 deputetët e nënshkruar në Deklaratën e Pavarësisë si dhe tre “emra të përvetshëm” që bartën me vete këtë proces: Hashim Thaçin, Fatmir Sejdiun dhe Jakup Krasniqin.

Republika e Kosovës është rezultat i aktit sipëror i brezit më të ri i të zgjedhurve të popullit të saj emrat e përvetshëm të të cilëve lexohen pas firmave të nënshkruara në Deklaratën e Pavarësisë së Kosovës më 17 shkurt, 109 deputetët si dhe krerët shtetëror të asaj kohe: Presidenti Fatmir Sejdiu, Krykuvendari Jakup Krasniqi dhe Kryeministri Hashim Thaçi”, tha Albin Kurti.

Mbi të gjitha pavarësia e Kosovë është rezultat i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të cilët u ndihmuan nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për çlirimin e vendit”, tha mes tjerash Albin Kurti.

Kurti jehoi – edhe sintaksisht – fjalë të Hashim Thaçit gjatë shpalljes së pavarësisë, fjalë si: “Jemi ne, të zgjedhurit e popullit, në mënyrë demokratike” dhe “Duke ndjehur të rrahurrat e zemrës së stërgjyshërve tanë”.

Kurti i tha kështu: “Në mesin e këtij sheshi, jemi ne, të zgjedhurit e popullit, në mënyrë demokratike, bashkë me juve qytetarët të Republikës, që jeni zgjedhësit”.

Dhe: “Duke i dëgjuar rrahjet e zemrave të gjithë brezave që kanë kontribuuar për atë ditë, zemrat tona ngrohen mes nesh”.

“Lavdi dëshmorëve, krah Shqipërisë e bashkë me Shtetet e Bashkuara të Ameriksë”, tha Albin Kurti.

Lajme të ngjashme