Bedri Hamza preferon 21 dhjetorin për zgjedhjet e jashtëzakonshme
Bedri Hamza po merr pjesë në takimin e thirrur nga Presidentja me krerët e partive politike, për të diskutuar datën e mundshme të zgjedhjeve të jashtëzakonshme.
I pyetur nga gazetarët se cilën datë preferon Hamza për zgjedhje, ai tha se preferon datën 21 dhjetor.
“Nuk është hera e parë që hyj në këtë ndërtesë” – tha Hamza i pyetur nga tv21 se ‘si po ndihej që për herë të parë po merrte pjesë në një takim të një formati të tillë”.
Më pas u pyet për datën që preferon rreth zgjedhjeve të jashtëzaknshme.
“Datën 21 (dhjetor)” – tha Hamza.
Ndërkohë, kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se ai preferon datën 11 janar për zgjedhjet, pasi tha se në data tjera të përfolura, si 21 dhjetori ose 28 dhjetori, është e papërshtatshme për shkak se qytetarët lëvizin brenda e jashtë vendit, meqë është kohë pushimesh.
“Nëse mujmë me 21 dhjetor, nëse jo më 21 dhjetor do të ishte mirë më 11 janar pra jo në mes të pushimit që është për të gjithë.
Ekziston rreziku që shumë njerëz me shku jashtë vendit në kohën e sezonës të pushimeve vjetore.
28 dhjetori, mendojmë se është gabim sepse është në kohën më active të pushimeve. Ju ndërhyjmë qytetarëve në shumë planifikime të tyre.
Besoj që interesi i të gjithë neve është, besojmë se ardhja e diasporës jo cdoherë është në favor të tyre.
Nëse shkojmë me 28, faturat e rrymës shkojnë më 26.
Tani presidentja i ka në diskrecion 10 ditë, që mund ta shtyjë pra deri më 11 janar datën”, tha Haradinaj para takimit te Presidentja.
Ndërkohë, kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti, nuk ka folur fare për ndonjë datë të mundshme.
I pyetur nga gazetarët, ai vetëm tha se ‘për këtë po shkojnë në mbledhjen e thirrur në Presidencë’.