BE për takimin e radhës në Bruksel: Ende s`kemi përgjigje nga palët
Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, ka bërë me dije se BE-ja ende nuk e ka caktuar datën për takimin e radhë në mes të kryeministri të Kosovë, Albinb Kurti, dhe presidentit të Serbisë, Aleksader Vuçiq.
Ai ka treguar se data nuk është caktuar për faktin se ende Kosova dhe Serbia nuk e kanë konfirmuar pjesëmarrjen në takim.
Në një konferencë për media, Stano ka thënë se BE-ja është në pritje të përgjigjeve të palave.
“Ne kemi thënë mjaft sa i përket pritjeve tona, pasojave të mundshme dhe hapave. Çështja kryesore është të kemi takim këtu në Bruksel dhe rreth kësaj, në këtë moment, nuk kam asgjë për të saktësuar”, ka thënë Stano, raporton REL.
Ai ka vlerësuar se BE-ja nuk ka kohë për të humbur.
“Po presim dhe shpresojmë se mund ta kemi datën dhe kohën e takimit dhe t’i diskutojmë pastaj modalitetet. Nuk kemi kohë për të humbur. Tash është koha për veprime e jo për fjalë dhe spekulime”, ka thënë Stano.