BE “gati 100%” në të njëjtën mendje me ShBA-në rreth veprimeve të Qeverisë së Kurtit
Jo vetëm Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë “probleme” në komunikim me Qeverinë e Kosovës, por edhe Bashkimi Evropian, Mbretëria e Bashkuara, NATO e madje edhe fqinjtë si Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut, ka thënë dje Zëvendës Ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit, Gabriel Escobar, gjatë një briefing-u me gazetarë.
E këtë gjë e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, pyetur rreth deklarimit të Escobar, për çka nuk u lëshua në komentime, por se tha se “gati 100%” janë të së njëjtës mendje me amerikanët kur është puna te “sjellja e qeverisë kosovare”.
“Kur vjen puna te Kosova dhe sjellja e qeverisë aktuale në Prishtinë, pikëpamjet tona me partnerët amerikanë përafrohen gati 100%”, ka thënë zëdhënësi i BE-së në konferencën e tij të përditshme për media.