BE e kundërshton vendimin e Qeverisë për shkarkimin e Ekipit Menaxhues: Shkel frymën e marrëveshjeve
Ministri i Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi liroi nga detyra Ekipin Menaxhues, i cili propozoi në takimin 2 majit draft-statutin për Asociacionin. Pasi siç e tha edhe vetë Kurti, propozimi ishte larg asaj që Kosova mund të pranojë, ky ekip u shpërbë. Tash BE-ja, po deklaron që Kosvoa e ka shkelur letrën dhe frymën e marrëveshjeve të dialogut.
BE-ja, duket se është kundër këtij vendimi.
Zëdhënësi i BE-së Peter Stano, në një përgjigjje për Kallxo.com, këtë vendim e ka cilësuar si shkelje të frymës së marrëveshjeve të Brukselit, duke theksuar se këso hapa duhet të ndërmirren vetëm në dialogun e lehtësuar nga BE-ja.
“Sa i përket vendimit të raportuar të Kosovës për shpërbërjen e ekipit menaxhues, marrëveshjet e dialogut thonë qartë se ekipi menaxhues duhet të jetë në funksion deri sa të miratohet statuti i Asociacionit/Bashkësisë për Komunat me shumicë Serbe
“Kjo nuk është ende çështja. Drafti i parë i statutit u prezantua nga ekipi menaxhues më 2 maj në dialogun e nivelit të lartë, i cili tashmë nis procesin e negociatave. Prandaj, vendimi për shpërndarjen e ekipit menaxhues shkel letrën dhe frymën e marrëveshjeve të dialogut. Çdo vendim në lidhje me ekipin menaxhues duhet të miratohet në kuadrin e dialogut të lehtësuar nga BE-ja”- deklaroi Stano.
Ndërkohë, siç raportoi Radiotelevizioni Publik, në një intervistë edhe ambasadori gjerman, Jorn Rohde ka kritikuar Qeverinë në lidhje me këtë vendim, duke thënë se nuk është në përputhje me Marrëveshjet e Brukselit.
Lirimi nga detyra i ekipit
Përmes një shkrimi në Facebook, ministry Krasniqi sot vlerësoi se vendimi vjen pas prezantimi të draft-statuti që u bë të martën në Bruksel në takimin e kryeministrit Kurti me presidentit serb, Vuçiq.
“Pas prezantimit të djeshëm në Bruksel të draft statutit të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, sipas përgjegjësive që i ishin dhënë Ekipit Menaxhues në marrëveshjet e Brukselit të vitit 2013 dhe 2015, ky ekip tash edhe vet është pa status. Andaj, sot me datë 03 maj 2023, kam marr vendim për lirimin nga detyra të anëtarëve të këtij ekipi menaxhues, në përbërje të Danijela Vujičić, Jelena Bolovic, Igor Kalamar dhe Dejan Radojković.” – thuhet në reagimin e ministrit.
Ndërkaq, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pas takimit që pati në Bruksel me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ku u prezantua draft-statuti i këtij grupi, ka thënë se propozimi i Ekipit Menaxhues ishte kundërshtues.
Ai ka thënë se ai ishte i papajtueshëm me ligjshmërinë dhe kushtetueshmërinë e vendit, teksa shtoi se ka paraqitur një draft të tij.
“Draft-statuti i Ekipit Menaxhues, që dekomisionoj veten me rastin e prezantimit, është rezultat i dëshirës për Republika Sërpska në Kosovë. Ekziston dëshira për Republika Sërpska në Kosovë e kjo e ka shkruar këtë statut. Draft-visioni është inspiruar për një marrëveshje të bërë nga Serbia për normalizim të marrëdhënieve me Kroacinë. Kjo marrëveshje parasheh të drejtat e dispozitat për mbrojtje të pakicës serbe në Kroaci." - ka thënë Kurti.
Formimi i Ekipit Menaxhues ishte paraparë me marrëveshjen e Brukselit të vitit 2013. Ky ekip ishte formuar nga ish-ministri i MAPL-së, Goran Rakiq.
