BE drejt heqjes së vizave për serbët e Kosovës me pasaporta të Beogradit, Koci: Kemi hyrë në rrugë pa kthim - NACIONALE

BE drejt heqjes së vizave për serbët e Kosovës me pasaporta të Beogradit, Koci: Kemi hyrë në rrugë pa kthim

2 javë më parë

nga NACIONALE

Komisioni për Liri Qytetare dhe Punë të Brendshme në Parlamentin Evropian, ka miratuar raportin që mundëson liberalizimin e vizave për qytetarët serbë të Kosovës, por me pasaporta të Serbisë.

Rreth kësaj ka reaguar avokati i njohur, Arianit Koci, ka thënë se ato dokumtente janë ilegale për Kosovën dhe cdo shtet që e ka pranuar atdheun tonë.

Pasaportat serbe me adresa të Kosovës, një komision parlametar i Parlamentit të Evropës i paska legalizuar. Iu ka hequr vizat. Ato janë dokumente ilegale - për Kosovën dhe çdo shtet që e ka pranu atdheun tanë. Në anën tjetër, në vazhdimësi po inistohet nga ana e bashkësisë ndërkombëtare, që dinari të mbetët mjet i pagesës në Kosovë. Këto veprime të bashkësisë ndërkombëtare, po e stimulojnë Serbinë me vazhdu me kërkesa ekspanzioniste.” – ka shkruar Koci në Facebook.

Ai tutje ka thënë se tashmë kemi hyrë në një rrugë pa kthim, duke shtuar se tashmë shumë pak serbë do të marrin pasaportën e Kosovës dhe sipas tij këtu përfundon integriteti i tyre.

“Kemi hyrë në rrugë pa kthim! Tash ka mbetur vetëm edhe të kthehet policia dhe ushtria serbe te ne - dhe mbyllët qarku. Nëse vazhdohet kështu, jo vetëm që kemi me e humbë veriun, por rrezikojmë që komplet Kosova të kthehet nën tutelën serbe. Prandaj, pas vendimit për pasaportat serbe, nuk na ka mbetur asgjë tjetër përveç se me e kqyrë interesin tanë - deri në radikalizim të gjendjës poltike. Sa serb të Kosovës tash e marrin pasaportën kosovare? Pak, shumë pak! Dhe këtu përfundon integrimi i tyre.”- ka shkruar ai.

“Përndryshe, pavarësisht se si do të pozicionihemi; pavarësisht se sa do të bëjmë lëshime dhe taktizime në emër të partneritetit me bashkësinë ndërkombëtare - nëse iu bindemi të gjitha kërkesave të Serbisë, e që po janë në unision me një pjesë të ndërkombëtarëve - Kosova do të bëhet shtet jofunksional. Shtet që askush nuk ka me pasë dëshirë me jetu! P.s. Si dokumente ilegale, shteti i Kosovës duhet me i konfisku të gjitha pasaportat serbe me adresa të Kosovës! Madje, fushata duhet të filloj menjëherë!”

Lajme të ngjashme