BE dënon eksportin e armëve nga Serbia: "Do të jeni përgjegjës për krimet"
Një vit pas grusht-shtetit në Mianmar, Parlamenti Evropian ka përgatiur një rezolutë që dënon ndryshimin e dhunshëm të qeverisë, shkeljet e të drejtave të njeriut, arrestimet politike dhe mbytjen e demokracisë. Rezoluta e PE-së, e cila do të diskutohet nesër nga eurodeputetët, propozon që të dënohet Serbia, e cila, siç thuhet në dokument, së bashku me Rusinë dhe Kinën eksporton armë në Mianmar.
Në projekt-rezolutë thuhet se Parlamenti Evropian në shumë raste ka shprehur dënimin e tij për shkeljet e të drejtave të njeriut dhe sulmet sistematike dhe të përhapura ndaj popullatës Rohingya në Mianmar.
Ata theksojnë se junta ushtarake refuzoi të hetonte seriozisht shkeljet e të drejtave të njeriut nga Rohingya, si dhe refuzoi të kërkonte përgjegjësi nga autorët.
Përveç kësaj, PE kritikon faktin se shumica e figurave ushtarake, të cilët mbikëqyrën sulmet, mbetën në pozitat e tyre, si dhe faktin që qeveria në Mianmar refuzoi të bashkëpunonte me mekanizmat e OKB-së.
Teksti i Rezolutës dënon veçanërisht Serbinë për eksportimin e raketave dhe artilerisë në Mianmar. Së bashku me Serbinë, në rezolutën e PE-së përmenden edhe Kina dhe Rusia.
“PE dënon fuqishëm furnizimin me armë dhe pajisje ushtarake për Tatmadau (ushtria e Mianmarit) nga Kina, Rusia dhe Serbia. Theksojmë se shtetet si Kina, Rusia dhe Serbia, të cilat furnizojnë me armë juntën e Mianmarit, janë drejtpërdrejt përgjegjës për krimet e kryera me këto armë”, thuhet në tekst.
Në dokument thuhet se Parlamenti Evropian shpreh keqardhjen që Këshilli i Sigurimit i OKB-së nuk e diskutoi projekt-rezolutën për Mianmarin dhe u bën thirrje vendeve anëtare të rrisin presionin ndaj Këshillit të Sigurimit të OKB-së në mënyrë që të arrihet uniteti në miratimin e sanksioneve, të cilat do të përfshijnë ndalimin e udhëtimit, dhe ngrirjen e pronave të udhëheqjes së juntës dhe përfaqësuesve ushtarakë, si dhe futja e një embargoje gjithëpërfshirëse globale të armëve ndaj Mianmarit.
Kjo, siç thuhet në Rezolutë, do të nënkuptonte pezullimin e çdo dërgese, shitjeje ose transferimi të drejtpërdrejtë dhe të tërthortë të armëve dhe produkteve me përdorim të dyfishtë, municionit dhe pajisjeve të tjera ushtarake dhe të sigurisë.
Në dokument, PE u bënë thirrje vendeve anëtare dhe vendeve të asociuara të mbështesin embargon për prokurimin, shitjen dhe transferimin e drejtpërdrejtë dhe të tërthortë, duke përfshirë tranzitin, dërgimin e armëve, municioneve dhe pajisjeve të tjera, dhe thekson nevojën për hetim të mëtejshëm nga Gjykata Ndërkombëtare për Krime.
Më 1 shkurt 2021, ushtria e Mianmar organizoi një grusht shteti dhe arrestoi udhëheqësen e atëhershme, Aung San Suu Kyi. Ajo akuzohet për korrupsion, rebelim dhe mashtrim zgjedhor, dhe së fundmi është dënuar me katër vjet burg.
Më pas, junta ushtarake persekutoi dhjetëra anëtarë të grupeve me ndikim, artistë dhe muzikantë që nuk mbështesin autoritetet ushtarake. Ndërkohë, rreth 600 civilë janë vrarë dhe rreth 3000 njerëz u arrestuan në protestat që shpërthyen pasi junta mori pushtetin.
Grusht shteti në Mianmar çoi gjithashtu në një katastrofë humanitare, vlerësuan Kombet e Bashkuara, duke pasur parasysh se të paktën një e katërta e popullsisë së shtetit më të vogël në Mianmar - Kaja u larguan nga shtëpitë e tyre për shkak të luftës me juntën ushtarake.
Pikërisht kjo është arsyeja që deputetëve të Parlamentit Evropian nesër do t'i prezantohet një projekt-rezolutë, përmbajtja e së cilës, siç mësohet portali ynë, është harmonizuar me të gjitha grupet parlamentare.
Në pjesën hyrëse të Rezolutës thuhet se PE dënon ashpër sundimin e dhunshëm dhe të paligjshëm të juntës ushtarake në Mianmar, e cila, siç thuhet, po përpiqet të ndryshojë përkushtimin e fortë të popullit të Mianmarit ndaj demokracisë.
“Qeverisaj bazohet në një grusht shteti të paligjshëm kundër qeverisë civile dhe ai grusht shteti rezultoi me një situatë alarmante humanitare dhe një krizë të të drejtave të njeriut në vend. PE i bën thirrje juntës ushtarake që të lirojë menjëherë dhe pa kushte të gjithë liderët politikë, aktivistët e shoqërisë civile dhe të gjithë ata që janë ndaluar apo burgosur vetëm për ushtrimin paqësor të të drejtave të tyre njerëzore. Në të njëjtën kohë, ne bëjmë thirrje për përfundimin urgjent të gjendjes së paligjshme të jashtëzakonshme, rivendosjen e qeverisë civile, rivendosjen e rrugës drejt demokracisë dhe hapjen e shpejtë të parlamentit me pjesëmarrjen e të gjithë përfaqësuesve të zgjedhur”, thuhet në dokument.