bdixhiku nga Muzeqina e Shtimes: Nga fshatrat më të vogla deri në qendrat më të mëdha, qytetarët po i bashkohen LDK-së - NACIONALE

bdixhiku nga Muzeqina e Shtimes: Nga fshatrat më të vogla deri në qendrat më të mëdha, qytetarët po i bashkohen LDK-së

1 vit më parë

nga NACIONALE

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) dhe kandidati për kryeministër, Lumir Abdixhiku, ka takuar banorët e fshatit Muzeqinë të Shtimes, ku është pritur me entuziazëm nga qytetarët.

Përmes një postimi në Facebook, Abdixhiku ka shprehur mirënjohjen e tij për mikpritjen e jashtëzakonshme.

Ai theksoi se nga fshatrat më të vogla deri te qendrat më të mëdha, qytetarët po i bashkohen LDK-së për të rikthyer Kosovën në rrugën e zhvillimit dhe progresit.

“Pritje e jashtëzakonshme edhe në fshatin Muzeqinë të Shtimes! 📍
Nga fshatrat më të vogla deri në qendrat më të mëdha, qytetarët po i bashkohen LDK-së dhe po na e japin forcën për ta rikthyer Kosovën në rrugën e zhvillimit dhe progresit. Sepse LDK është shtëpia e të gjithë atyre që duan stabilitet dhe zhvillim!
Falemnderit kryetarit të degës sonë këtu dhe kandidatit në listën tonë, Kastriot Shabani për këtë organizim të jashtëzakonshëm!
Fitore, dhe asgjë më pak!”
– ka shkruar Abdixhiku.

Lajme të ngjashme