BDI: Po i përjashtojnë shqiptarët nga institucionet publike - NACIONALE

BDI: Po i përjashtojnë shqiptarët nga institucionet publike

7 muaj më parë

nga Col Mehmeti

Bashkimi Demokratik për Integrim ka alarmuar për përjashtimin e shqiptarëve në institucionet publike në Maqedoninë e Veriut.

Të enjten përmes një reagimi, partia më e madhe shqiptare e ka quajtur të papranueshme që nga 32 punësime në Regjistrin Qendror, asnjë shqiptar nuk është pranuar.

“Përjashtimi i plotë i shqiptarëve nga 32 punësime të reja në Regjistrin Qendror është dëshmi e qartë e diskriminimit institucional dhe politikave përjashtuese të kësaj qeverie,” thuhet në kumtesën e kësaj partie.

“Kjo nuk është më statistikë, është alarm! Po instalohet një sistem që e zhduk shqiptarët nga institucionet publike. Kjo ndodh përditë, në çdo sektor, dhe nuk mund të tolerohet më!”

BDI, më tej, ka thënë se kjo padrejtësi nuk do të kalojë në heshtje, teksa ka kërkuar reagim urgjent nga të gjitha institucionet vendore e ato ndërkombëtare.

“BDI kërkon reagim urgjent nga të gjitha institucionet vendore dhe ndërkombëtare. Kjo nuk është çështje punësimi, është çështje e barazisë, paqes dhe ekzistencës së një shteti shumetnik. Deri këtu! Kjo padrejtësi nuk kalon në heshtje”, përfundon reagimi.

Ditë më parë
, BDI kishte reaguar edhe për rastin e Fondit për Sigurim Shëndetësor, ku me rastin e 19 avancimeve, 18 ishin për maqedonas, një për turq dhe asnjë për shqiptar. /Nacionale/

Lajme të ngjashme