Baton Haxhiu shokon gjithë Shqipërinë, e propozon gruan e Edi Ramës për Presidente - NACIONALE

Baton Haxhiu shokon gjithë Shqipërinë, e propozon gruan e Edi Ramës për Presidente

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Republika e Shqipërisë ka filluar të kaplohet nga ethet e zgjedhjes së Presidentit të ri. Procedurën e zgjedhjes së shefit të shtetit Kuvendi i Shqipërisë do ta fillojë javën tjetër, më 29 prill. Partia Socialiste ka propozuar që seanca e parë të mbahet më 4 maj, ndërsa i gjithë procesi duhet të mbyllet më 24 maj. Mazhoranca, e cila i ka votat për ta zgjedhur Presidentin, është shprehur e gatshme të bashkëpunojë me opozitën, por PD-ja nuk ka një qëndrim unik në lidhje më këtë çështje.

Me afrimin e datës për zgjedhjen e Presidentit, ka filluar të flitet edhe për emrat që do të mund ta pasojnë presidentin aktual Ilir Meta.
Ndonëse janë përmendur shumë emra nga Shqipëria dhe Kosova për këtë post, propozimi që ka ardhur gazetari Baton Haxhiu ka bërë buj të madhe.

Gazetari nga Kosova, i cili njihet si person i afër me kryeministrin Edi Rama, ka propozuar gruan e këtij të fundit për Presidente.

Në emisionin Opinion, ai ka thënë se Linda Rama është gruar që ka logjikë politike dhe ka informacion të jashtëzakonshëm në politikë e ekonomi. “Kë do kisha dëshirë por është e pa mundur. Dy njerëz që kam respekt, Lea Ypi dhe Linda Rama. Për shembull, Linda Rama nuk mund të jetë, gruaja më e rëndësishme që ka logjikën politike, ka informacion të jashtëzakonshëm politik dhe ekonomik. Nuk bëhet, nuk është çështje e dëshirës time. Meqë më pyete për emra”, ka deklaruar Haxhiu.

Pavarësisht propozimeve individuale, Partia Socialiste, e cila është partia më e madhe në vend, ka nisur një seleksionim të brendshme për të nxjerr tre kandidatëve për president.

Këtë javë, Grupi Parlamentar i PS-së ka mbajtur një mbledhjes ku kanë hedhur në një kuti zarfet e mbyllur me nga tre emra secili. Më pas, një grup punues do të bëjë seleksionimin e emrave dhe do të nxjerr të kandidatët e preferuar për president të deputetëve socialist.

PD-ja e paqartë për zgjedhjen e Presidentit

Partia Demokratike ende nuk e ka një qëndrim të qartë për këtë çështje. Ish-kryetari i PD-së, Sali Berisha, është shprehur kundër përfshirjes së kësaj partie në këtë temë, duke thënë procesi i zgjedhjes së presidentit është një farsë.

Madje, Berisha ka ironizuar me procesin e zarfeve të socialistëve për emrin e Presidentit të ri.

Ai ka pretenduar se e di së kush është kandidati më i votuar në këtë proces. “Kush ka dalë emri më i përfolur. Jua them unë, 2/3 e sekreteve i kanë shkuar Vali Bizhgës. Çfarë mund të presësh tjetër, në një kohë kur emri i saj nuk figuron në asnjë zarf, ndaj i them zgjedhje si Cosa Nostra”, ka thënë Berisha.

Sipas Berishës, Partia Demokratike do të votojë kundër kandidatit të Ramës, edhe nëse propozimi i socialistëve do të jetë një ish-bashkëpunëtor i ngushtë i tij.

“Asnjë kandidat nga Edi Rama s’do e votojmë, rregulli është rregull. Nëse mazhoranca vendos që institucionin e Presidencës t’ia japë opozitës, atëherë është opozita që negocion dhe përzgjedh dhe paraqet dy emra dhe vendos”, ka thënë Berisha.

Por, ndryshe mendon Enkelejd Alibeaj, shef i grupit parlamentar të PD-së. Sipas tij, PD-ja duhet të marrë përgjegjësinë që i takon në këtë proces.

“Kjo është një mënyrë që nuk na ka funksionuar e nuk duhet të na funksionojë. Përfaqësojmë gjysmën e ndershme të shqiptarëve. E për këtë arsye do të duhet të përballemi me Edi Ramën, me klikën dhe regjimin e tij, duke ja grisur fasadën që do të bëjë, me zarfe a shoqëri civile. Është detyrim mbi të gjitha moral dhe politik”, ka deklaruar ai.

Kandidatët e përfolur në media për President

Me afrimin e datës për zgjedhjen e Presidentit të ri, mediat në Shqipëri kanë prezantuar emra të ndryshëm si kandidat të mundshëm për President.

Më të përfolurit janë emrat e zyrtarëve dhe ish zyrtarëve të lartë të Partisë Socialiste.

Kandidatët më të mundshëm për postin e të parit të Shqipërisë, sipas media janë: Mimi Kodheli, ish-ministre e Mbrojtjes dhe aktualisht kryetare e Komisionit për Politikën e Jashtme; Gramoz Ruçin, ish-numri dy i PS-së; Pandeli Majko, ish-kryeministër dhe deputet aktual; Fatos Nano, ish-kryeministër dhe ish-kryetar i PS-së; Dritan Demiraj, ish-ministër i Punëve të Brendshme; Leka Zogu II, pretendent për fronin mbretëror.

Si pretendent për këtë post janë përmendur edhe emra nga Kosova. Akademiku Rexhep Qosja, i cili njihet si mik i kryeministri Edi Rama, është përfolur si emër i mundshëm.

Gjithashtu, mediat ia kanë përmendur emrin edhe ish-kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj. Ky i fundit e ka mohuar një gjë të tillë.

Partia Socialiste ka pasur përplasje të gjatë me presidentin aktual Ilir Meta, i cili i kishte dalë hapur kundër PS-së. Për këtë arsyeje kjo parti kishte tentuar dy herë shkarkimin e tij. Herën e parë ajo u tërhoq nga nisma, pas Komisioni i Venecias vlerësoi se shkeljet e Kreut të Shtetit, nuk justifikonin shkarkimin. Ndërsa pak javë më parë Gjykata kushtetuese po ashtu rrëzoi vendimin e parlamentit i cili kishte votuar në favor të shkarkimit të presidentit.

Sipas Kushtetutës së Shqipërisë për zgjedhjen e Presidentinnë raundin e parë duhet të sigurohen 3/5 e votave. Nëse nuk sigurohen 3/5 e votave në të tria raundet e para të votimit për zgjedhjen e presidentit, organizohet një raund i katërt dhe, nëse paraqitet nevoja, një raund i pestë votimi, ku për t’u zgjedhur mjafton një më shumë se 50% e votave të deputetëve. Mandati i presidentit në Shqipëri është 5-vjeçar.

Lajme të ngjashme