Bastisje sërish në veri: Ndërlidhen me rastin në Banjskë - NACIONALE

Bastisje sërish në veri: Ndërlidhen me rastin në Banjskë

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Policia e Kosovës edhe sot po kryen disa bastisje në pjesën veriore të Kosovës.

Ato ndërlidhen me rastin e sulmit në Banjskë, ka konfirmuar zv/komandanti i Policisë në veri, Veton Elshani.

Mediumi serb në Kosovë, KosovoOnline raporton se bastisjet po ndodhin në katër lokacione në Mitrovicën e Veriut, dy në Zveçan dhe një në Banjskë.

Deri më tash nuk ka të arrestuar.

Lajme të ngjashme