Basha thotë se Edi Rama do të gjente përkrahje më shumë në Serbi se në Kosovë - NACIONALE

Basha thotë se Edi Rama do të gjente përkrahje më shumë në Serbi se në Kosovë

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Dimal Basha, deputet i VV-së, ka reaguar ndaj një shkrimi të mediumit “Euroneës Albania”. Duket se Bashës nuk i ka pëlqyer titulli i shkrimit.

Sipas Bahës, mediet në Shqipëri ia kanë mësyer që me zor ta bëjnë të famshëm Edi Ramën, kryeministër i Shqipërisë, në Kosovë.

Madje, Basha ka pretenduar se ka arritur të gjejë një manipulim.

“Mediat n’Shqipëri ia kanë msy me zor me ba t’famshëm Edi Ramën në Kosovë!

Ja një manipulim:

Të dhënat e një hulumtimi tregojnë që 55% e qytetarëve të Kosovës NUK do ta donin asnjërin prej politikanëve shqiptarë nga Shqipëria t'i përfaqësonte në Kosovë. Vetëm 22% kanë zgjedhur Edi Ramën.

Tash mediumi prapë e bën lajm titullin: “EDI RAMA POLITIKANI QË QYTETARËT NË KOSOVË DO DONIN T'I PËRFAQËSONI.” – shkruan Basha, ndër të tjera.

Tutje, ai ka bërë një pretendim të ashpër, duke thënë se Rama do të gjente më shumë përkrahje në Serbi sesa në Kosovë.

“Unë e kam një bindje që në Serbi gjen më shumë se 22% përkrahje, dhe kjo marrë parasysh raportet e tij të mira me Vuçiqin!” – shkruan ai.

Lajme të ngjashme