Basha s'e përmend rritjen e perceptimit të korrupsionit me Qeverinë, provon të tallet me opozitë
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha duket të jetë emocionuar pas publikimit të raportit nga anketa e Pulsit Publik, ku doli se 51.50 për qind e të anketuarve, janë të kënaqur me punën e kryeministrit Albin Kurti.
Në një postim ku tenton të tallet me opozitën, ai ka bërë thirrje që të “lihen foret”.
“Çka po dëgjoj diçka, “zgjeLje zgjeLje…Leni foret, ushtroni se nuk mundemi me organizu zgjedhje e m’i harxhu 5 mil euro për me pa se kush pe ze vendin e dytë.” – ka shkruar ai.
Megjithatë, në shkrimin e tij Basha s’e ka përmendur pjesën ku del që është rritur ndjeshëm qëndrimi i qytetarëve s’e ka korrupsion në Qeveri.
“Mesatarisht, 23.5% e anketuarve pohuan se e perceptojnë që korrupsioni në shkallë të gjerë është i pranishëm në institucionet publike dhe ndërkombëtare në Kosovë, krahasuar me 21.1% në nëntor 2022 dhe 22.1% në prill 2022. Teksa ky numër ishte në rënie të vazhdueshme që nga dhjetori 2020, kur mesatarisht 28% e të anketuarve pohuan se e perceptonin që korrupsioni në shkallë të gjerë është i pranishëm, në prill 2023 u shënua një rritje për 2.4 përqind krahasuar me nëntorin 2022.” – thuhet në raport.
