Basha rrënon ‘relaksimin’ LVV-PDK, flet për ndeshjen e djeshme: Se sa miqësor ishim me ta shiheni rezultatin
Një ndeshje futbollistike që u luajt mbrëmë mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe Partisë Demokratike të Kosovës e që në media u dha si “miqësore”, për deputetin e VV-së nuk ishte aspak e tillë.
“Shihni rezultatin përfundimtar për me pa sa ‘miqësor’ kemi qenë kundër tyre”, shkruajti Basha në profilin e tij në Facebook, e ku për ndeshjen tha se u kanë rënë në short në kuadër të një organizimi të bërë nga Kanal 10.