Basha pretendon se do të ketë marrëveshje tjetër, thotë se Kurti s'merret me targa
Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha ka folur pas marrëveshjes për targa.
Në një intervistë dhënë T7, anëtari i legjislaturës aktuale ka pretenduar se ka një marrëveshje tjetër në program.
Sipas tij, kryeministri Kurti nuk merret me targa, Kurti flet vetëm për marrëveshje gjithëpërfshirëse.
“Sot Kurti edhe në konferencën për media edhe në mbledhjen e qeverisë ka treguar se BE e ka tërheq prej tavolinës planin franko gjerman. Atë ditë kur ka qenë Kurti aty, ju ka prezantu një ofertë për targa, mirëpo kryeministri nuk është kryeministër qe merret për targa por është një kryeministër që merret për një marrëveshje gjithëpërfshirëse.
Sot kemi këtë marrëveshje, Serbia ka pranu me ndalu prodhimin e targave ilegale, e dyta prej kësaj, kemi përfshirjen e propozimit, palët tash do të ulen e do të bisedojnë në kontekst të planit franko gjerman, ku brenda është afati marsi i 2023.Janë vesh që plani franko gjerman me kon baza e fillimit të negocimit. Data është brenda marrëveshjes, aty vet Brukseli eka parapa që para marsit të vitit 2023 të ketë një marrëveshje gjithëpërfshirëse”, tha Basha.
