Basha në rolin e “xhandarit”, tregon se qysh duhet të rregullohet AGK-ja e gazetaria
Dimal Basha, deputet i VV-së, ka shkruar një status relativisht të gjatë, në të cilin ka renditur disa akuza të rënda ndaj disa prej mediave kosovare, përfshirë Nacionalen.
Në këtë shkrim, Basha ka renditur edhe disa ide se si duhet të organizohet AGK-ja. Normalisht, pa e pyetur askush.
“Ja një analizë pse ka degradu gazetaria në Kosovë, por edhe zgjidhja si me dal nga kjo krizë!
𝐅𝐬𝐡𝐞𝐡𝐣𝐚 𝐞 𝐩𝐬𝐞𝐮𝐝𝐨-𝐠𝐚𝐳𝐞𝐭𝐚𝐫ë𝐯𝐞 𝐩𝐚𝐬 𝐀𝐆𝐊-𝐬ë!
Arsyeja kryesore që e ka vështirësu punën e gazetarit në Kosovë është se gazetari shpifës barazohet me gazetarin e ndershëm, kjo për shkak se nuk kemi klasifikim të tyre dhe të gjithë janë nën një ombrellë, atë të AGK-së, dhe kjo ka kriju jashtëzakonisht probleme!
Sot kemi një situatë tjetër mediale miq, ku ambienti i të bërit gazetari i përngjan asaj të bërit politikë! Më shkurt, 𝐬𝐢𝐤𝐮𝐫𝐬𝐞 𝐧ë 𝐩𝐨𝐥𝐢𝐭𝐢𝐤ë 𝐪ë 𝐤𝐚 𝐩𝐨𝐥𝐢𝐭𝐢𝐤𝐚𝐧ë 𝐩ë𝐫𝐟𝐢𝐭𝐮𝐞𝐬 𝐞 𝐦𝐚𝐧𝐢𝐩𝐮𝐥𝐮𝐞𝐬, 𝐧𝐣𝐞𝐣𝐭ë 𝐤𝐞𝐦𝐢 𝐞𝐝𝐡𝐞 𝐠𝐚𝐳𝐞𝐭𝐚𝐫ë 𝐦𝐚𝐧𝐢𝐩𝐮𝐥𝐮𝐞𝐬 𝐞 𝐩ë𝐫𝐟𝐢𝐭𝐮𝐞𝐬.” – ka shkruar ai.