Basha, KFOR-it: Lëshoni udhë sepse policia jonë ka kapacitete m`i hjek barrikadat
Edhe deputeti i LV-së, Dimal Basha, është nervozuar me KFOR-in për tolerimin e barrikadave në veri të vendit.
Ai ka thënë se KFORI po e politizon vetën më këtë çështje.
Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se nëse KFOR-i dëshiron të qëndroi indiferent ndaj kriminelëve, duhet t`i lëshon rrugë Policisë së Kosovës për t`i larguar barrikadat.
“KFOR-i është duke gabuar që po e politizon pozitën e vet, sepse po e humb kredibilitetin tek qytetarët duke mos ushtru mandatin e tyre! Nëse dëshironi me qëndru indiferent ndaj kriminelëve, në rregull, vetëm lëshoni udhë sepse policia jonë është deklaru që ka kapacitete me i hjek pengesat, por m’u nënshtru asnjëherë!”, ka shkruar Basha.
Sipas tij, Amerika nuk e përkrah deklaratën e fundit të KFOR-it që ka kërkuar dialog me ata që kanë vendosur barrikadat në rrugë.
“Pas 15 dite, KFOR-i paska thanë që duhet dialog me bandën e Radojçiqit për zhbllokimin e barrikadave! A keni fol me ambasadën se ky me shokë janë n’listën e zezë të Amerikës? Nuk besoj që Amerika ua miraton këtë deklaratë! Tjetra, po i njejti me shokë janë të kërkuar prej forcave tona policore për plotë vepra kriminale! Kur të takohen me policinë nuk ka dialogim, veç arrestim!”, ka shkruar Basha.
Deri me tani, disa deputetët dhe zyrtarë të LV-së kanë kritikuar KFOR-in për mos largimin e barrikadave në veri.
Të ashpër ka qenë edhe zyrtarët e LV-së të cilët janë me origjinë nga Shqipëria.