Basha i VV-së kritikon ShBA-në: Sanksionet janë të padrejta - NACIONALE

Basha i VV-së kritikon ShBA-në: Sanksionet janë të padrejta

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha ka thënë se sanksionet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ndaj Kosovës janë të pa drejta.

Basha në Klan Kosova ka thënë se një kryeministër i vendit në disa raste duhet të vendos vet për vendime shtetërore.

“Situata nuk është normale, krejt ky abnormalitet po vjen prej strukturave kriminale. Mendoj që zgjedhja duhet me dalë prej kryeministrit në dialog me të tjerët. Askush në asnjë moment, nuk e ka kontestuar zgjedhjen e kryetarëve, as procesin dhe as rezultatet. Për këtë proces vet ambasadori amerikan ka thënë se ky proces dhe rezultatet janë të ligjshme, edhe kryetari rrjedhimisht është i ligjshëm.” – ka thënë Basha.

Ai tutje ka thënë se me miqtë duhet të bashkëpunosh ditë e natë.

“Pse po mendoni se të gjitha kërkesat që t’i thotë dikush duhet t’i bësh, ti je kryeministër, ti duhet të vlerësosh vet nganjëherë. Përndryshe cila është arsyeja që kanë dalë për të votuar 800 mijë veta në Kosovë. Me miqtë duhet të bashkëpunosh ditë e natë, është e padrejtë se pse janë vënë sanksione ndaj Kosovës, nuk e kemi sulmuar KFOR-in, sanksionet janë të padrejta.” – ka thënë Basha ndër të tjera.

Lajme të ngjashme