Banka Botërore përmendi formalizimin, por Kurti i qëndron besnik pretendimeve për 'shtim të vendeve të reja të punës'
Sagën e interpretimit të numrave nëpërmjet amortizimit të indikatorëve ekonomikë që i bien përshtati periudhës katërvjçare, kryeministri Kurti e vazhdoi edhe në edicionin e 21-të të Forumit Ekonomik të Vjenës.
Gjatë fjalimit, ai pretendoi rritje të BPV-së, duke i marrë meritat e bumit postpandemik të vitit 2021 kur Qeveria Kurti mori filloi me udhëheqjen e vendit gjatë kohës kur BPV-ja kishte arritur në 16.32 për qind.
Kurti më tej përsëriti pretendimet për "rritje të punësimit" i cili, sipas raportit të fundit të Bankës Botërore, i atribuohet kryesisht formalizimit të ekonomisë.
“Rritja vjetore ekonomike për periudhën 2008-2020 mesatarisht ka qenë 3.65% e PBB-së ndërsa për periudhën 2021-2023 rritja ekonomike vjetore ka qenë mesatarisht 6.2% e PBB-së. Kjo do të thotë se në tre vitet e fundit kemi trefishuar rritjen e PBB-së – në krahasim me vitin e parë para pandemisë, ekonomia e Kosovës 2019 u rrit për gati 50%. Dyfishuam eksportet dhe investimet e huaja direkte; ne shtuam 24% vende të reja pune në krahasim me atë që gjetëm kur mora detyrën në 2020 dhe si rezultat papunësia ra nga pothuajse 26% në rreth 10%. Për ne rritja ekonomike do të thotë mirëqenie sociale. Rritja nuk duhet të frenohet për shtetin, por duhet të shpërndahet në shoqëri dhe të krijojë mundësi të barabarta për të gjithë. Çdo 8 euro e ekonomisë sonë në rritje, e cila u arrit pavarësisht krizës së shumëfishtë, u rishpërnda për ata më të cenuarit që po luftonin me krizën ekonomike – qytetarët dhe bizneset e vogla. Kjo na bëri qeverinë me paketën më të madhe të mbështetjes në rajon (në raport me GDP), siç konfirmohet nga Banka Botërore”, ka thënë Kurti ndër tjerash.