Baner provokues në veri, “Provoni ushqimet e vendeve që s’e kanë njohur Kosovën”
Barrikadat që ishin vendosur në pjesën veriore të vendit janë larguar, e rrugët tani më janë hapur edhe për qarkullim.
Megjithëse mohimi shtetësisë së Kosovës dhe fushata kundër saj po vazhdojnë nëpër forma të ndryshme, kësaj herë në Mitrovicë të Veriut shihet një baner në të cilin bëhet thirrje që të konsumohen produktet të vendeve që nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës.
"Ejani tek ne! Provoni ushqim nga vendet që s'e kanë njohur Kosovën!", shkruhet në banerin reklamues të saj.
Ky provokim i tyre vie, pasi që disa anëtar të grupit “Besa- Besë”- Mos bli prodhime serbe, kanë filluar fushatën e tyre që nga shtatori i vitit të kaluar, kundër produkteve serbe.


