Banda kriminale e 16 shqiptarëve në Angli, dënohen me 86 vite burgim për shitje të kokainës
Një bandë prej 16 burrash, të cilët shisnin kokainë përmes mesazheve në telefon, janë dënuar me më shumë se 86 vite burgim, ka njoftuar policia britanike.
Në njoftim thuhet se kjo bandë operonte në qytetin Leicester përmes tre numrave telefonikë, ku publiku mund të blinte drogë. Të dyja palët vëzhgoheshin nga një “operator”, i cili do të ishte pikë e drejtpërdrejtë kontakti me blerësin.
Operatori më pas kontaktonte me një “korrier”, i cili përdorte një numër tjetër dhe i cili takohej me blerësin, ia dorëzonte kokainën dhe i merret të hollat.
Aktiviteti kriminal i grupit – mes tetorit të vitit 2019 dhe janarit të vitit 2021 – u zbulua pas një hetimi gjithëpërfshirës nga një njësi policore për operacione speciale, EMSOU.
A gang of 16 men who sold cocaine via text message have been jailed for more than 86 years.
— Leicestershire Police (@leicspolice) March 1, 2023
The investigation to uncover their crimes was overseen by @EMSpecialOps
Read more about the case: https://t.co/oQ7flRDVat pic.twitter.com/eyfko24QpV
Vlerësohet se ky grup ka marrë pak më pak se dy milionë funte përmes shitjes së drogës gjatë periudhës 16-mujore.
Gjatë këtij rasti, më shumë se 74 mijë funte janë konfiskuar nga policia. E tërë shuma do të konfiskohet, me urdhër të autoriteteve.
Anëtarët e grupit janë paraqitur më parë në gjykatë, ku e kanë pranuar krimin. Dënimi u shqiptua më 28 shkurt e 1 mars.
Të dënuarit janë: Besfort Agaj, me tetë vite burgim, Liridon Agaj, me pesë vite e gjysmë burgim, Elvi bajrami, me gjashtë vite e tetë muaj burgim, Erlind Bashukaj, me katër vite e tetë muaj burgim, Bledar Cakraj, me katër vite burgim, Elidon Dega, me katër vite burgim, Bekim Gjongecaj, me katër vite e dy muaj burgim, Bujar Hukaj, me gjashtë vite e tetë muaj burgim, Erdilant Kucana, me aktër vite e dy muaj burgim, Eralm Kucana, me katër vite e tetë muaj burgim, Kismet Memia, me gjashtë vite e tetë muaj burgim, Fatjom Memia, me katër vite e tetë muaj burgim, Arland Rexhat, me gjashtë vjet e tetë muaj burgim, Ervin Sinani, me katër vjet e dy muaj burgim, Shkelzen Sokolaj, me gjashtë vite e tetë muaj burgim, dhe Andi Sula, me katër vjet e tetë muaj burgim.