Bajrami: VV-ja duhet të ndryshojë kandidaten për kryetare të Kuvendit, LDK-ja s`bën marrëveshje politike
Deputetja e LDK-së, Hykemet Bajrami, ka thënë se VV-ja duhet të ndryshojë kandidaten për kryetare të Kuvendit.
Pas ndërprerjes së sotme të seancës konstituive, ajo ka thënë se VV-ja nuk mund të imponojë vetëm një kandidat për këtë pozitë.
“Janë rrethanat që nuk po ndryshojnë, ajo që po kërkohet prej VV është në fakt të ndryshoj dhe te imponohet vota e deputetëve të Kuvendit të Kosovës”, ka thënë Bajrami.
Ajo ka bërë me dije se LDK-ja nuk do të votojë asnjë kandidat të VV-së për kryetar të Kuvendit.
“Ne jemi shprehur disa herë që nuk jemi të gatshme që të kemi marrëveshje politike. Kryetari i Kuvendit zgjidhet në dy forma. Me marrëveshje politike ose duke sjell një kandidat i cili do të ishte i pranishëm, e ne kemi deklaruar disa herë që për LDK-në nuk ka asnjë kandidat të cilin do ta votonim”, ka thënë Bajrami.