Bajrami, Rizvanollit: T’i sje kanë në VV atëherë, VV pati lëshuar sallën për MSA-në
Hykmete Bajrami e Lidhjes Demokratike të Kosovës i ka rikujtuar Artane Rizvanollit se Vetëvendosja atëbotë në opozitë nuk kishte votuar as marrëveshjen e parë kontruale Kosovë – BE.
Bajrami i tha “por, ti në atë kohë s’ke qenë në VV.”
Kjo pasi Vetëvendosje kërkoi shmangie të procedurave për Projektligjin për Energjinë Elektrike.
“Unë ju kujtoj që MSA-në VV nuk e ka votu. Ata e kanë lëshu sallën. Jeni ju që këtë legjislaturë, e bëni legjislaturë të shamngies. Asnjë obligim nuk e kemi të votojmë të përshpejtume,” tha ai.